PDK-ja i hapi rrugë zgjedhjes së presidentit, Lushtaku: Kosova s’mund të mbahet peng
Deputeti i PDK, Mërgim Lushtaku ka folur lidhur me zgjedhjet në Kosovë. Lushtaku gjatë fjalës së tij u shpreh se kryeministri Albin Kurti dhe Vetëvendosja kanë luajtur keq me besimin e qytetarëve që iu dha në zgjedhjet 28 dhjetorit 2025. Sipas tij, Kurti mendon që atë besim e ka në xhep dhe solli ngërçin. Ai theksoi…
Lajme
Deputeti i PDK, Mërgim Lushtaku ka folur lidhur me zgjedhjet në Kosovë. Lushtaku gjatë fjalës së tij u shpreh se kryeministri Albin Kurti dhe Vetëvendosja kanë luajtur keq me besimin e qytetarëve që iu dha në zgjedhjet 28 dhjetorit 2025.
Sipas tij, Kurti mendon që atë besim e ka në xhep dhe solli ngërçin. Ai theksoi se PDK ka qenë shumë proaktive dhe pavarësisht rezultatit i ka dhënë mundësinë Kosovës që të zgjedhë presidentin e vendit duke propozuar emrin konsensual.
“Ne jemi duke konsultuar me të gjitha strukturat shoqërore të Kosovës për t’i dhënë mundësi që të udhëheqet nga Partia Demokratike e Kosovës duke trajtuar edhe disa fuqi lokale nëpër komunat e ndryshme që mund të sjellin edhe ndryshimin konkret dhe të maksimalizohet vota e Partisë Demokratike të Kosovës.
Kemi kemi tërhequr disa kandidatë potencial siç është edhe Aida Dërguti që ka qenë nënkryetare e Vetëvendosjes. Gjithashtu është në diskutim edhe çështja e shkrirjes së partisë së Fatmir Limajt në Partinë Demokratike të Kosovës që është një bastion në komunën apo në bashkinë, siç i thoni ju, të Malishevës ku vetëm bashkimi i shumë figurave të tilla sjellin një lloj sinergjie që mund të rrisin Partinë Demokratike të Kosovës deri në 50 mijë votues.
Sigurisht që kjo do të do të ketë pastaj edhe ndikim edhe në fushatë që ne të marrim një besim më të madh. Besoj që edhe qytetarët e vendit e kanë parë lojën e Albin Kurtit. Kam parë dhe një deklaratë të një ambasadori suedez ku bëri edhe disa krahasime mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Tha se Kosova para dy dekadash ishte para Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. Pastaj sot kur e shoh është me të vërtetë për keqardhje ku ka arritur Kosova të të ketë një dizavantazh apo një proces më të ulët”, tha ai ndër të tjera./euronews.al