PDK-ja hap fushatën zgjedhore, Krasniqi: Kosovën do e bëjmë më të mirë
Partia Demokratike e Kosovës ka hapur fushatën në Prishtinë për zgjedhjet e 9 shkurtit. Fushata nisi me himnin kombëtar dhe me himnin e Kosovës. E kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi tha se tubimin e sotëm në Prishtinë, do e përmbyllin po në kryeqytet, me fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës më 9 shkurt. “PDK,…
Lajme
Partia Demokratike e Kosovës ka hapur fushatën në Prishtinë për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Fushata nisi me himnin kombëtar dhe me himnin e Kosovës.
E kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi tha se tubimin e sotëm në Prishtinë, do e përmbyllin po në kryeqytet, me fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës më 9 shkurt.
“PDK, festën që po e nisim sonte, do e përmbyllim bashkë natën e 9 shkurtit në sheshin e Prishtinës dhe anë e mbanë Kosovës, kur do të mblidhemi përsëri për fitoren e madhe të Partisë Demokratike të Kosovës”, tha Krasniqi.
“Ju faleminderit të gjithëve që jeni këtu, dhe ju kërkoj ndjesë atyre që nuk i ka zënë kjo sallë, por sonte ua kërkojmë një obligim të ri, kryeministrit të ardhshëm Bedri Hamzës t’ia ndërtojmë një sallë të madhe se ndryshe PDK-ja nuk mund të mbajë tubime”.
“Kosovën do ta bëjmë më të mirë, Partia Demokratike e Kosovës është gati për fitore”, u shpreh Krasniqi tutje.