PDK fitoi gati 360 vota në fshatin e Agim Bahtirit në Mitrovicë
Një garë e ashpër është realizuar në komunën e Mitrovicës së jugut, në zgjedhjet lokale. Rezultate që ndryshonin krejt pak, e që në fund e çoi komunën në balotazh bën që të mos dihej se çfarë po ndodhte. Por tanimë është vendosur se në balotazh do të shkojnë Arian Tahiri i PDK-së dhe Faton Peci…

Lajme
Një garë e ashpër është realizuar në komunën e Mitrovicës së jugut, në zgjedhjet lokale.
Rezultate që ndryshonin krejt pak, e që në fund e çoi komunën në balotazh bën që të mos dihej se çfarë po ndodhte.
Por tanimë është vendosur se në balotazh do të shkojnë Arian Tahiri i PDK-së dhe Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje.
Por ajo çka është më interesant është fakti se siç duket Tahirin e PDK-së e përkrahën dhe e votuan edhe nga vetë fshatarët e Agim Bahtirit të VV-së.
Në dy vendvotimet e fshatit Gushavc në Mitrovicë, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar rreth 360 vota.
Vendlindja e ish-kryetarit të Mitrovicës nga VV, Agim Bahtiri e votoi rreth 40% kandidatin e tanishëm të PDK-së për këtë komunë, Arian Tahirin.
Ndërsa Vetëvendosje ka arritur të marrë 502 vota në këtë fshat./Lajmi.net/