PDK emëron Memli Krasniqin udhëheqës të shtabit zgjedhor

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se Kryesia e partisë ka marrë vendim që shtabin zgjedhor ta udhëheqë ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. Sipas njoftimit, Krasniqi do të drejtojë strukturën zgjedhore duke u mbështetur në “përvojën, integritetin dhe profesionalizmin e tij”, të cilat PDK thotë se do të sigurojnë një…

Lajme

26/11/2025 16:21

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se Kryesia e partisë ka marrë vendim që shtabin zgjedhor ta udhëheqë ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Sipas njoftimit, Krasniqi do të drejtojë strukturën zgjedhore duke u mbështetur në “përvojën, integritetin dhe profesionalizmin e tij”, të cilat PDK thotë se do të sigurojnë një organizim efikas dhe dinamik në rrugën drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme, raporton lajmi.net

“Në këtë mbledhje, kryesia ka miratuar formimin e Shtabit Qendror Zgjedhor, i cili do ta udhëheqë procesin organizativ dhe koordinues të fushatës. Me vendim të Kryesisë, shtabi do të udhëhiqet nga ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili me përvojën, integritetin dhe profesionalizmin e tij, do të garantojë një organizim efikas dhe dinamik drejt fitores”, shkruan PDK.

Kujtojmë se PDK dhe Lista për Familjen kanë zyrtarizuar sot koalicionin parazgjedhor.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza njoftoi se bashkë me Eman Rrahmanin dhe anëtarët e tjerë kanë bërë marrëveshje për koalicion dhe bashkëpunim para dhe pas zgjedhor.

Postimi i plotë:

PDK mban mbledhjen e Kryesisë, formon Shtabin Qendror Zgjedhor për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Prishtinë, 26 nëntor – Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, të udhëhequr nga kryetari Bedri Hamza, në të cilën është diskutuar dhe vendosur për organizimin e partisë në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 28 dhjetorit.
Në këtë mbledhje, kryesia ka miratuar formimin e Shtabit Qendror Zgjedhor, i cili do ta udhëheqë procesin organizativ dhe koordinues të fushatës.
Me vendim të Kryesisë, shtabi do të udhëhiqet nga ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili me përvojën, integritetin dhe profesionalizmin e tij, do të garantojë një organizim efikas dhe dinamik drejt fitores.
Poashtu, Kryesia ka vendosur që pas zgjedhjes së Bedri Hamzës, Kryetar i PDK-së, Arian Tahiri të jetë Ushtrues Detyre i Kryetarit të Degës në Mitrovicë.
Kryesia ka mbështetur edhe koalicionin e Partisë Demokratike të Kosovës me Grupin e Deputetëve të Familjes.
PDK hyn në këto zgjedhje me unitet të plotë, me struktura të mobilizuara dhe me besim në projektin e saj për një qeverisje të përgjegjshme, stabile dhe në shërbim të qytetarëve.
Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë t’i informojë mediat dhe opinionin publik për secilin hap të mëtejmë të procesit zgjedhor./Lajmi.net/