PDK edhe sot para Qeverisë, bllokon hyrjen e saj në pritje të Kurtit
Partia Demokratike e Kosovës, saktësisht deputetët e këtij grupi parlamentar edhe sot kanë filluar ditën para Qeverisë së Kosovës. Ata para Qeverisë po mbajnë protestë duke kërkuar mbajtjen sa më shpejtë të seancës konstituive. Kjo seancë nuk po thirret nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari pasi nga VV kanë deklaruar se nuk do të mbahet…
Lajme
Partia Demokratike e Kosovës, saktësisht deputetët e këtij grupi parlamentar edhe sot kanë filluar ditën para Qeverisë së Kosovës.
Ata para Qeverisë po mbajnë protestë duke kërkuar mbajtjen sa më shpejtë të seancës konstituive.
Kjo seancë nuk po thirret nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari pasi nga VV kanë deklaruar se nuk do të mbahet seanca konstituive pa një marrëveshje për Presidentin.
Ky “vendim” i VV–së është para jokushtetues nga PDK dhe Aleanca, që kanë thënë se VV po shkel aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe rregulloren e punës së Kuvendit, e cila thotë se seanca duhet të thirret çdo 48 orë.
Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të këtyre dy partive, seanca ende nuk është thirrur ndërsa afati përfundon më 7 shtator. /Lajmi.net/