PDK e para edhe në Llapushnik, e dyta Nisma

Gazeta Express ka siguruar rezultatet edhe nga një zonë votimi në Drenas, ku sot u mbajtën zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës.

Lajme

04/12/2016 20:41

Rezultatet nga një klasë e një qendre votimi në Llapushnik tregojnë se Ramiz Lladrovci, kandidat nga Partia Demokratike e Kosovës, ka marrë 125 vota.

Elmi Thaqi, kandidat nga Aleanca Kosova e Re, ka siguruar 88 vota, raporton Gazeta Express.

Kandidati i Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj, ka marrë 81 vota.

Bedri Nika, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka arritur të marrë 19 vota