PDK dorëzon sot ankesë në PZAP për balotazhin në Mitrovicë

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar për hapin e radhës që do ndërmarrin në lidhje me zhvillimin e balotazhit në Mitrovicë të jugut. Betim Gjoshi nga PDK-ja njoftoi se sot do të dorëzojnë ankesë në PZAP, brenda afatit të paraparë ligjor, transmeton lajmi.net. Ai tha se vota është e shenjtë në demokraci dhe PDK është…

Lajme

11/11/2025 09:10

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar për hapin e radhës që do ndërmarrin në lidhje me zhvillimin e balotazhit në Mitrovicë të jugut.

Betim Gjoshi nga PDK-ja njoftoi se sot do të dorëzojnë ankesë në PZAP, brenda afatit të paraparë ligjor, transmeton lajmi.net.

Ai tha se vota është e shenjtë në demokraci dhe PDK është e vendosur për ta mbrojtur.

Reagimi i plotë:

Sot, në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të Mitrovicës, Partia Demokratike e Kosovës do të dorëzojë brenda afatit ligjor ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Vota është e shenjtë në demokraci dhe PDK është e vendosur për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve./Lajmi.net/