“PDK do të bëj koalicion me LDK-në, Kadri Veseli do të jetë kryeministër”
PDK do të bëj koalicion me LDK-në, ndërkaq që Kadri Veseli do të jetë kryeministër.
Lajme
Kështu ka parashikuar sekretari i degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, i cili njëherit është edhe zëvendësministër i Inovacionit, shkruan lajmi.net.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se posti i kryeparlamentarit do t’i takojë LDK-së, e që me gjasë do të jetë Lutfi Haziri.
Ky është postimi i tij në Facebook:
LDK duke iu frikësuar një koalicioni të PDK-së me ndonjë parti tjetër, po e shantazhon skenën politike duke proklamuar një koalicion të mundshëm LDK – VV.
Mirëpo e vërteta është kjo. Tri subjektet më të mëdha politike PDK, LDK, VV do të shkojnë të vetme në zgjedhje parlamentare. Fitues i këtyre zgjedhjeve do të jetë PDK, kurse nën trysninë e faktorit ndërkombëtar, koalicioni i ardhshëm qeverisës do të jetë PDK – LDK në krye me kryeministrin Kadri Veseli. Kryetari i parlamentit i takon LDK-së dhe sipas të gjitha gjasave ai do të jetë Lutfi Haziri.
Isa Mustafa menjëherë pas zgjedhjeve do të jap dorëheqje nga posti i Kryetarit të LDK-së. /Lajmi.net/