PDK dhe Lista për Familjen e Eman Rrahmanit konfirmojnë koalicionin zgjedhor

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lista për Familjen kanë zyrtarizuar sot koalicionin parazgjedhor. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza njoftoi se bashkë me Eman Rrahmanin dhe anëtarët e tjerë kanë bërë marrëveshje për koalicion dhe bashkëpunim para dhe pas zgjedhor. Në një konferencë për media, Bedri Hamza tha se ky koalicion është para dhe paszgjedhor. “Ne…

Lajme

26/11/2025 14:50

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lista për Familjen kanë zyrtarizuar sot koalicionin parazgjedhor.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza njoftoi se bashkë me Eman Rrahmanin dhe anëtarët e tjerë kanë bërë marrëveshje për koalicion dhe bashkëpunim para dhe pas zgjedhor.

Në një konferencë për media, Bedri Hamza tha se ky koalicion është para dhe paszgjedhor.

“Ne jemi të hapur gjithmonë. Kemi prurje të reja, të gjinive të ndryshme, finalizuam marrëveshjen me “Listën për Familjen” që është vlerë e shtuar dhe jemi gjithmonë të hapur që në të ardhmen të na bashkëngjiten edhe të tjerë”,deklaroi Hamza.

Pos tjerash, i pari i PDK-së tha se ky koalicion mes dy partive, është i qëndrueshëm.

Ndërsa Eman Rrahmani tha se “në këto zgjedhje kemi vendosur të rrugëtojmë me PDK-në”.

Ai theksoi se ky është bashkëpunim për të mirën e vendit.

Në listën kandiduese për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, do të jenë edhe ata nga Lista për Familjen./Lajmi.net/