PDK dhe LDK në “luftë” për një deputet, kjo është gjendja aktuale sipas votave

Dy partitë më të vjetra në vend, PDK dhe LDK janë në garë të ngushtë për një deputet, pas numërimit të 90 për qind të votave nga diaspora. Sipas njohësit të statistikave, Shenoll Muharremi, nga publikimi i të dhënave deri me tani të votave për deputetë, PDK dhe LDK janë në garë të ngushtë, raporton…

Lajme

04/03/2025 09:44

Dy partitë më të vjetra në vend, PDK dhe LDK janë në garë të ngushtë për një deputet, pas numërimit të 90 për qind të votave nga diaspora.

Sipas njohësit të statistikave, Shenoll Muharremi, nga publikimi i të dhënave deri me tani të votave për deputetë, PDK dhe LDK janë në garë të ngushtë, raporton lajmi.net.

Lidhje Demokratike ka 8.605 vota, ndërkaq PDK me 8.206 vota dhe nëse nuk ka ndonjë ndryshim deri në fund, LDK mund ta fitojë edhe një ulëse.

Bazuar në rezultatet aktuale, VV ka 48 deputetë, PDK 24 dhe LDK 20.

Më poshtë gjeni postimi e plotë të Muharremit:

Rezultatet e Fundit: Mandati 100 Luhatës

Sipas rezultateve më të fundit ku janë numëruar 90% të votave të diasporë dhe ku votat me kusht shpërndahen proporcionalisht me rezultatet e Kosovës, aktualisht me të dhënat e 4 mars 08:30h, sipas metodës D’Hondt, Mandati i 100 i mbetet ende PDK.

Rezultatet* e mundshme finale sipas trendit aktual (4 mars 08:30h):

LVV: 42.29% vota dhe 48 Mandate
PDK: 20.96% vota dhe 24 Mandate
LDK: 18.25% vota dhe 20 Mandate
AAK-N: 7.07% vota dhe 8 Mandate
Pakicat/tjera: 11.42% vota dhe 20 Mandate Pakicat
*Këto vlerësime po bëhen në kohë reale dhe ende mund të ndryshojnë deri në fund./Lajmi.net/