PDK deponon kërkesë të re për thirrjen e seancës nesër në ora 11:00

Deputetët e PDK-së vazhdojnë në Parlament, presin që të ankohen tek sekretarja e Kuvendit të Kosovës PDK ka protokolluar edhe një kërkesë për mbajtjen e seancës së radhës së Kuvendit të Kosovës. Pak para adresimit, deputeti Përparim Gruda deklaroi se do e bëjnë procesimin e kësaj kërkese për seancë nesër në ora 11:00 pasi duhet…

Lajme

13/08/2026 09:16

Deputetët e PDK-së vazhdojnë në Parlament, presin që të ankohen tek sekretarja e Kuvendit të Kosovës

PDK ka protokolluar edhe një kërkesë për mbajtjen e seancës së radhës së Kuvendit të Kosovës.

Pak para adresimit, deputeti Përparim Gruda deklaroi se do e bëjnë procesimin e kësaj kërkese për seancë nesër në ora 11:00 pasi duhet thirrur çdo 48 orë.

“Po shkojmë me deponu një kërkesë të re për Avni Deharin, kryesuesin sipas moshës që me mbajt seancën nesër. Avni Dehari është kryesues i mirë as pse është burrë i mirë as nuk është intelektual e as ndonjë politikan i zoti, por vetëm për shkak të moshës”,deklaroi Gruda.

Ata tanimë janë veçse duke procesuar këtë kërkesë./Lajmi.net/