PDK: Çdo cenim i votës së qytetarëve është i papranueshëm
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka deklaruar se po e përcjell me vëmendje procesin e rinumërimit të votave dhe mospërputhjet e evidentuara në disa komuna të vendit. Në një komunikatë për media, PDK thekson se çdo indikacion për cenim apo manipulim të votës është i papranueshëm. “Vota e qytetarëve është e shenjtë dhe çdo trajtim…
Lajme
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka deklaruar se po e përcjell me vëmendje procesin e rinumërimit të votave dhe mospërputhjet e evidentuara në disa komuna të vendit.
Në një komunikatë për media, PDK thekson se çdo indikacion për cenim apo manipulim të votës është i papranueshëm.
“Vota e qytetarëve është e shenjtë dhe çdo trajtim jokorrekt ose përpjekje për manipulim shkel parimet demokratike që ne mbrojmë,” thuhet në deklaratë.
Subjekti politik rikujton se çdo votë duhet të trajtohet me respekt dhe kujdes nga momenti i hedhjes deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve, duke theksuar se eliminimi i çdo dyshimi është në interes të kandidatëve, institucioneve dhe qytetarëve.
PDK shton se pret me besim konkluzionet zyrtare të organeve përgjegjëse, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, dhe rikonfirmon përkushtimin e saj për integritetin e procesit zgjedhor dhe respektimin e votës së qytetarëve.