PD përjashton nga grupi parlamentar deputetin e saj
Vetëm pak momente nga votimi në Kuvendin e Shqipërisë edhe të ligjit të 7 të Reformës në Drejtësi, ai për institucionet e KLGJ-së dhe KLP-së, Partia Demokratike ka marrë një vendim drastik ndaj njërit prej deputetëve të saj.

Lajme
Mhill Fufi, deputet nga zona e Laçit i të partisë kryesore të së djathtës në opozitë, sipas burimeve nga vet PD-ja është përjashtuar nga grupi parlamentar, pasi nuk respektoi bojkotimin e procesit të votimit, pas hedhjes poshtë të kërkesës së demokratëve për ta shtyrë më tej votimin.
Fufi ishte i vetmi që qëndroi në sallën e Parlamentit deri në fund të votimit, ndaj dhe është penalizuar. /Top Channel/