PD mban anën e Thaçit, e konsideron qëndrim personal atë të Kelmendit

Partia e Drejtësisë e rikonfirmon përkushtimin e saj për vazhdimin e bashkëpunimit brenda koalicionit për Misionin e Ri, në zbatimin e programit qeverisës, i cili do të sigurojë realizimin e koncepteve politike të PD-së, përfshirë edhe zbatimin në plotëni të lirive dhe të drejtave të njeriut si themel i demokracisë bashkëkohore.

Lajme

10/09/2014 18:50

Partia e Drejtësisë vlerëson se shoqëria kosovare ka përjetuar transformim të thellë demokratik, kur bëhet fjalë për manifestimin publik të bindjeve fetare të femrave në Kosovë, gjë që e dëshmon fakti se që nga ditët e para të vitit shkollor në 35 komuna të Kosovës, qindra femra me mbulesë vazhdojnë të vijojnë procesin mësimor në shkollat fillore dhe të mesme të vendit.

Ajo konsideron se deklarata e deputetit Gëzim Kelmendit paraqet qëndrim të tij personal, ndërsa thekson se realizimi i marrëveshjes parazgjedhore me PDK-në do të jetësohet në tërësi pas konstituimit të institucioneve të reja shtetërore.

PD ka njoftuar nëpërmjet një komunikate se shpreh keqardhje për 10 raste në 5 shkolla të tri komunave të Kosovës (Prishtinë, Viti, Skenderaj), në të cilat ka ndodhur shkelja e dispozitave ligjore përkitazi më këtë çështje, për çka do të ndërmerren procedura gjyqësore të përcaktuara me Ligjin kundër diskriminimit