PD-ja kërkon shkarkimin e tij, reagon Begaj: Pretendimet nuk janë të vërteta
Presidenca ka dalë me një reagim lidhur me fillimin e proceduarave nga Partia Demokratike për shkarkimin nga detyra të presidentit, Bajram Begaj. Presidenca thekso se Begaj nuk komenton nismat politike ndërsa shton se procedura për shkarkimin e tij është instrument kushtetues i Parlamentit. Më tej në reagim theksohet se grupi parlamentar i Partisë Demokratike ketë…

Lajme
Presidenca ka dalë me një reagim lidhur me fillimin e proceduarave nga Partia Demokratike për shkarkimin nga detyra të presidentit, Bajram Begaj. Presidenca thekso se Begaj nuk komenton nismat politike ndërsa shton se procedura për shkarkimin e tij është instrument kushtetues i Parlamentit.
Më tej në reagim theksohet se grupi parlamentar i Partisë Demokratike ketë të mërkurë nismën e tij ka publikuar pretendime rreth fakteve që nuk janë të vërteta. Presidenca shtoi se Begaj pret që Parlamenti të hetojë rreth këtyre pretendimesh.
Partia Demokratike ka dorëzuar këtë të mërkurë në Kuvend kërkesën për nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se Presidenti ka kryer shkelje të rënda dhe të vazhdueshme të Kushtetutës.Ai theksoi se kërkesa është argumentuar në një material ku analizohen të gjitha shkeljet e Presidentit.
“Pas një analize shteruese, të provave dhe fakteve të Kushtetutës, kemi arritur në konkluzionin se Presidenti ka konsumuar 7 shkelje të rënda,” shtoi ai.
“Publiku është njohur sot me një nismë të Partisë Demokratike për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës.
Presidenti i Republikës nuk komenton nismat politike të asnjerës palë, sepse një gjë e tillë nuk përputhet me neutralitetin e funksionit të lartë kushtetuese. Ai ka zgjedhur të ushtrojë mandatin presidencial, i pa ndikuar në asnjë rrethanë nga sulmet për interesa politike, apo nga fabrikimi i të pavërtetave për konsum publik.
Presidenti i Republikës respekton të gjitha institucionet e tjera kushtetuese, edhe kur ato marrin pozicione të kundërta me pozicionet që mban Presidenti i Republikës në ushtrim të detyrës së tij kushtetuese.
Procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës nga detyra është instrument kushtetues i Parlamentit. Parlamenti është i lirë dhe sovran ta ushtrojë sa herë që e gjykon të përligjur.
Presidenti i Republikës ndjehet i obliguar t’i përgjigjet parlamentit me gjithë seriozitetin dhe ndershmërinë që imponon kjo procedurë. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka promovuar sot nismën e tij duke publikuar pretendime rreth fakteve që nuk janë të vërteta.
Presidenti i Republikës pret që Parlamenti të hetojë rreth tyre me profesionalizëm dhe transparencë të plotë. Kjo nuk duhet bërë si obligim ndaj postit të lartë të Kreut të Shtetit por si detyrim ndaj të vërtetës dhe interesit të publikut”, thuhet në njoftim.