“Paviza.eu” – MPB lanson faqen e re për informimin e qytetarëve për udhëtimin në zonën Schengen
Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar faqen e re Paviza.eu për të informuar qytetarët për rregullat e udhëtimit në zonën Schengen. Kjo faqe sipas MPB-së përmban të gjitha informatat e nevojshme dhe veglat ndihmëse për planifikimin e udhëtimit në BE sipas rregullave. Informatat dhe veglat janë të ndara në faqe të veçanta për qasje…
Lajme
Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar faqen e re Paviza.eu për të informuar qytetarët për rregullat e udhëtimit në zonën Schengen.
Kjo faqe sipas MPB-së përmban të gjitha informatat e nevojshme dhe veglat ndihmëse për planifikimin e udhëtimit në BE sipas rregullave.
Informatat dhe veglat janë të ndara në faqe të veçanta për qasje të lehtë
- Udhëzime të thjeshta për udhëtim: Këtu janë informatat kryesore për vizita deri në 90 ditë për turizëm, vizita familjare ose biznes. Këtu gjinden gjithashtu informatat për sistemin e ri të regjistrimit të hyrjeve dhe daljeve, Entry/Exit System (EES).
- Listë kontrolli për udhëtarë: Këtu është lista me dokumentet e nevojshme për udhëtim në zonën Schengen.
- Kalkulatori i qëndrimit: Është një mjet i thjeshtë që ndihmon në llogaritjen e ditëve të qëndrimit në zonën Schengen.
Linku i faqes zyrtare: www.paviza.eu