Pavarësisht kundërshtimeve, Kuvendi miraton emrin e Driton Velës dhe dy të tjerëve si anëtar të Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Pas disa diskutimeve në Kuvendin e Kosovës janë votuar emrat e tre anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, të Agjencisë së Kosovës për Akreditim. Me 57 vota për, një kundër dhe katër abstenime, Kuvendi i Kosovës miratoi emrin e Driton Velës për të cilin pati shumë kundërshtim ku ndër të tjerash shumë profesionistë kanë shpërfaqur…

Lajme

27/04/2026 15:18

Pas disa diskutimeve në Kuvendin e Kosovës janë votuar emrat e tre anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Me 57 vota për, një kundër dhe katër abstenime, Kuvendi i Kosovës miratoi emrin e Driton Velës për të cilin pati shumë kundërshtim ku ndër të tjerash shumë profesionistë kanë shpërfaqur se si i i njëjti kishte mashtruar edhe për çështjen e diplomimit.

Po ashtu u tha se Driton Vela ishte diskualifikuar pasi ishte kapur në flagrancë duke mashtruar komisionin përmes deklarimeve të rreme në aplikim

Vela dikur ishte kandidat për deputet nga radhët e VV-së ndërsa sot iu mundësua mandati 4 vjeçar si anëtar i KShCK-së.

Po ashtu u votua edhe Florim Gallopeni dhe Shkurtë Bajgora./Lajmi.net/