Pavarësisht kërcënimeve terroriste, miliona njerëz festuan nëpër Evropë
Miliona njerëz në mbarë botën, pavarësisht kërcënimeve për sulme terroriste, u mblodhën në sheshe publike për të përfunduar 2016-ën dhe për të mirëpritur 2017-ën. Kalimtarët në kryeqytetet e sheshe të mëdha në gjithë Evropën kanë festuar Vitin e Ri, ndërsa nivelet e sigurisë pothuajse kudo janë rritur me qëllim të parandalimit të sulmeve nga terroristët.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2017/01/f45-587x391.png)
Bota
Ngazëllimi në Evropë filloi me kremtimin në Sheshin e Kuq në Moskë, ku qielli u “skuq” nga fishekzjarre të shumta, përcjell albinfo.ch.
Gati 500 mijë njerëz u mblodhën në fushat e njohura Elize në Paris për të numëruar sekondat e fundit të vitit të vjetër dhe për të mirëpritur Vitin e Ri.
Brukseli përsëri kishte organizuar fishekzjarre, pasi vitin e kaluar u anulua në minutën e fundit, për shkak të kërcënimeve terroriste.
Në Stokholm shumë njerëz festuan Vitin e Ri në anën veriore të Södermalm, ku ndoqen fishekzjarre të shumta mbi Gjurgarden.
Në Kopenhagë festimet kryesore u zhvilluan në Rodhusplasen.
Në Barcelonë qindra e mijëra u mblodhën në qendër të qytetit për të festuar Vitin e Ri.
Festuan edhe nëpër qytete të tjera në Evropë, si në Lisbonë, Madrid, Oslo, Helsinki, Budapest, Bratisllavë, Vjenë …
Megjithatë kërcënimet terroriste nuk ishin të kota. Viti i Ri mori 39 jetë në një sulm terrorist në Stamboll dhe shumica e viktimave ishin turistë të huaj, duke festuar Vitin e Ri në një të klub të famshëm, “Reina”.