Pavarësia e ShBA-së, Osmani: Sot populli i Kosovës feston krahas popullit amerikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shënimin e 248-vjetorit të pavarësisë së tyre. E para e vendit deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një aleancë që vazhdon t’i mbijetojë kohës dhe sfidave. “Sot, populli i Kosovës feston krahas popullit amerikan. Sot, kujtojmë vlerat e idealet mbi…

Lajme

04/07/2024 09:52

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shënimin e 248-vjetorit të pavarësisë së tyre.

E para e vendit deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një aleancë që vazhdon t’i mbijetojë kohës dhe sfidave.

“Sot, populli i Kosovës feston krahas popullit amerikan. Sot, kujtojmë vlerat e idealet mbi të cilat janë ndërtuar Shtetet e Bashkuara dhe aleanca jonë e fuqishme!”, ka shkruar Osmani në Facebook.