Pauzohen negociatat e Milan për Lang
Noa Lang vazhdon të jetë emri më i lakuar në merkaton e Milanit.

Sport
Sulmuesi holandez ka shkëlqyer me skuadrën e Clube Brugge dhe ka fituar pëlqimin e skuadrës ‘Rossoneri’.
Bisedimet mes palëve janë në fazën e parë, por thuhet se Paolo Maldini ka kërkuar të pauzohet gjithçka, për të rivlerësuar situatën, përcjell lajmi.net.
Sipas mediave italiane, arsyeja nuk ka të bëjë me dilema, por me ndërrimin e pronarëve të Milan.
Gjithçka do të rifillojë së shpejti dhe Milan pritet të finalizojnë detajet e fundit për transferimin e 22 vjeçarit.
Kartoni i Noa Lang pritet t’i kushtojë skuadrës së Milan 22 milionë euro. Marrëveshja me lojtarin thuhet se është arritur qysh herët. /Lajmi.net/