Paul Williams vazhdon sot deklarimin, dita e dytë me radhë

Ish-këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje, Paul Williams, do të vazhdojë dëshminë e tij në Hagë. Williams u paraqit dje për herë të parë në kuadër të Speciales në Hagë, për të dëshmuar në kuadër të mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi. Për disa orë radhazi Williams raportoi për çështjet e kompetencave brenda UÇK-së.…

Lajme

18/09/2025 08:15

Ish-këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje, Paul Williams, do të vazhdojë dëshminë e tij në Hagë.

Williams u paraqit dje për herë të parë në kuadër të Speciales në Hagë, për të dëshmuar në kuadër të mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.

Për disa orë radhazi Williams raportoi për çështjet e kompetencave brenda UÇK-së.

Njësoj si ish-diplomati dhe dëshmitari i parë i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit, James Rubin që deklaroi se Thaçi nuk kishte kompetenca brenda UÇK-së për të marrë vendime, ashtu dëshmoi edhe Williams.

Ai foli për Marrëveshjen e Rambujesë, derisa shtoi se ai ishte thirrur nga Bujar Bukoshi në emër të Ibrahim Rugovës.

Ish-këshilltari dëshmoi edhe për rolin e Jakup Krasniqit në këtë marrëveshje.

Dëshmia e tij do të vazhdojë edhe sot ndërsa vie pas përfundimit të dëshmisë nga James Rubin./Lajmi.net/