Paul Williams thotë se asnjërin nga katër të akuzuarit nuk i ka takuar para shkurtit të 1999-tës

Paul Williams duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit James Pace mohoi t’i ketë takuar ndonjërin nga katër të akuzuarit (Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin) përpara shkurtit të 1999-ës. Dëshmitari mohoi se përpara Rambujesë ka pasur dijeni se Thaçi mund të ketë qenë njëri prej anëtarëve themelues të UÇK-së, anëtar i…

Lajme

17/09/2025 15:53

Paul Williams duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit James Pace mohoi t’i ketë takuar ndonjërin nga katër të akuzuarit (Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin) përpara shkurtit të 1999-ës.

Dëshmitari mohoi se përpara Rambujesë ka pasur dijeni se Thaçi mund të ketë qenë njëri prej anëtarëve themelues të UÇK-së, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, anëtar i Drejtorisë Politike ose drejtor i saj.

Dëshmitari tha se përpara Rambujesë nuk kishte dijeni për strukturën dhe organizimin e UÇK-së. Po ashtu, ai mohoi të ketë marrë pjesë përpara kësaj periudhe në ndonjë takim apo mbledhje në të cilën përfshiheshin edhe anëtarët e UÇK-së.

Veç kësaj, dëshmitari theksoi se përpara shkurtit 1999 nuk ka kontaktuar asnjëherë dhe nuk e ka takuar asnjë komandant zone të UÇK-së.

Po ashtu, Williams pohoi se përpara shkurtit të 1999-ës nuk i dinte as emrat e komandantëve të UÇK-së.

Përpara Rambujesë, ai tha se nuk ka marrë pjesë asnjë mbledhje ku diskutoheshin emrat se kush do të ishte pjesë e delegacionit të Rambujesë.