Patrullat policore vendosen tek Kuvendi, pas paralajmërimeve për protestë
Shoqata “Roja e Kohës” do të protestojë sot sërish para Kuvendit të Kosovës, si shenjë revolte për mos-konstituimin e tij. Në bazë të një njoftimi të bërë nga kjo shoqatë u tha se protesta është paqësore, për të kundërshtuar bllokadën institucionale dhe për të kërkuar krijimin e menjëhershëm të institucioneve që përfaqësojnë vullnetin qytetar. Protesta…

Lajme
Shoqata “Roja e Kohës” do të protestojë sot sërish para Kuvendit të Kosovës, si shenjë revolte për mos-konstituimin e tij.
Në bazë të një njoftimi të bërë nga kjo shoqatë u tha se protesta është paqësore, për të kundërshtuar bllokadën institucionale dhe për të kërkuar krijimin e menjëhershëm të institucioneve që përfaqësojnë vullnetin qytetar.
Protesta parashihej të në në ora 10:00, por ende askush nuk është parë tek Kuvendi.
E aty tanimë kanë arritur zyrtarët policorë.
Një patrull policore është vendosur tek Kuvendi i Kosovës, në mënyrë që të përkujdesen që ky paralajmërim i protestës të shkojë siç është paralajmëruar- e qetë./Lajmi.net/