Patrisi gati për promovimin e albumit të Tunës, sjell pamje nga provat
Tuna Sejdiu sonte bën promovimin e albumit të ri.

ShowBiz
Tuna Sejdiu promovon albumin e ri, i cili përmban shtatë këngë të reja, dy prej të cilave janë duete, shkruan lajmi.net.
“Fortuna”, titullohet albumi i ri i këngëtares, e cila përveç, pesë solo-projekteve, ka bashkëpunuar edhe me Armend Rexhepagiqin dhe Yll Limanin.
Partneri i Tunës, Patris Berisha, ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale, pamje nga prapaskenat e përgatitjes për promovimin e albumit të ri.
Ai bashkë me orkestrën po përgatiten për promovimin e “Fortunës”, event i cili do të mbahet në Shkup. /Lajmi.net/