Patriot Behrami gati për meçin e radhës, synon fitimin e medaljes

E gjithë vëmendja nesër (e mërkurë) është tek boksieri ynë, Patriot Behrami, i cili do të ketë luftën më të rëndësishme në karrierë, atë që i siguron medaljen në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Sport

25/06/2019 23:19

Boksieri ynë, 19-vjeçar, do të përballet me Lorenzo Sotomayor nga Azerbajxhani. 34-vjeçari me prejardhje nga Kuba, ka një karrierë të pasur në boks. Është medalist i argjendtë në Lojërat Olimpike Rio 2016 dhe medalist i artë në Lojërat0 Evropiane Baku 2015.

Fitorja e Patriotit në rrethin e parw ndaj kroatit Marko Zheljko dhe ajo në të tetën e finales ndaj italianit, Vincenzo Mangiacapre, po ashtu medalist i bronztë Olimpik Londra 2012, jep shpresë se ai mund ta mposhtë këdo në Minsk.

Behrami ka hezituar të japë deklaratë, duke e ruajtur gjithë fokusin e tij tek meçi i nesërm, ndërsa trajnerët e tij, Shefki Bogujevci e Besim Brahimi, ndihen optimistë se Behrami do të kthehet në Kosovë me medalje.

Fitorja e mundshme, Patriotin e dërgon në gjysmëfinale dhe njëkohësisht i siguron të paktën medaljen e bronztë, që do të ishte e katërta.

Meçi Behrami – Sotomayor, fillon në ora 16:15.  /Lajmi.net/