Patëllxhani kundër kancerit të lëkurës

Banorët e Australisë, me anë të kësaj fitokimikalie, me dhjetra vite bëjnë shërimin e kancerit të lëkurës në këtë mënyrë.

Lifestyle

11/07/2015 16:08

Fitokemikalia e njohur me emrin BEC5 është ekstrakt i patëllxhanit të cilin e ka zbuluar dr. Bill E. Cham, pasi që ka ndëgjuar për ilaçin e medicinës popullore të fermerëve australian. Gjegjësishtë, ata e kanë njohtuar me përgatitjen që e kanë përdorur për shërimin e kancerit të syrit tek kafshët. Fermerët i kanë shëruar kafshët me aplikimin e një shtrese të qullit të ngrohtë të përgatitur prej farave të frutit të ashtuquajtur ”mollë e djallit”, e njohur me emërtimin latin si Solanum linnaeanum.

Kjo është bimë e familjes Solanacea, e cila përfshin perime si domatet dhe patëllxhani.

BEC5 lidhet me receptorët në sipërfaqen e qelizave të kancerit. Pasi që qeliza të tretë ekstraktin e patëllxhanit vie deri te pëlcitja e saj kështuqë qeliza e kancerit është shkatërruar, kurse përbërjen e saj e reabsorbon trupi.

Në shërimin e mbi 80.000 rasteve të kancerit të lëkurës, BEC5 ka dëshmuar vetitë e tij. Në të vërtetë, karcinomet jomelanomë invaziv dhe jo-invaziv të lëkurës janë lloje të kancerit që janë shëruar me patëllxhan. Kanceri në çdo rast në veçanti është zhdukur dhe nuk është kthyer më. Banorët e Australisë, falë kësaj fitokimikalie me dhjetra vite bëjnë shërimin e kancerit të lëkurës në këtë mënyrë.

BEC5 i lartëpërmendur i asgjëson qelizat e kancerit pa i dëmtuar qelizat tjera të shëndosha në trupin e njeriut, gjithashtu, mundë të përdoret për shërimin e keratozës aktinike, si dhe piklat në lëkurë të shkaktuara nga rrezatimi apo plakja.

Tregues i mundshëm për kancerin e lëkurës është keratoza aktinike. Ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të diellit shkakton njolla të kuqe që përbëhen prej qelizave abnormale të cilat mundë të shëndrrohen në qeliza malinje edhe atë në shtresën sipërfaqësore apo ato më të thella të lëkurës.

Edhe një formë e shpeshtë e kancerit të lëkurës janë qelizat ‘brinore’ (horny cell) të karcinomit, ky kancer shkakton gati 2000 vdekje në vit. Ky ind është në formë të lythave dhe ka skaje të parregullta, por mund të shërohet me ekstraktin e patëllxhanit.

Kjo substancë nga patëllxhani ka treguar sukses në më tepër se 78 % të rasteve edhe atë kur lyhet gjatë tetë javëve, e përdorur në formë kreme për 25 vite për nevoja të hulumtimeve klinike në Australi dhe Britaninë e Madhe. Krema ka sukses të 100 % në zhdukjen e kancereve, nga të cilët asnjë nuk është kthyer në pesë vitet e ardhshme nëse përdoret për 12 javë.

Ndoshta duket e pabesueshme, por me këtë ilaç natyral do të parandaloheshin shumë operacione kirurgjikale si dhe do të ruhej shëndeti. /klankosova