Patate të mbushura indiane

Përbërësit: 6 patate mesatare 100 gr shqeme e bajame të grira 80 gr rrush i thatë 4 lugë vaj ulliri 1 qepë e grirë hollë 2 thelpinj hudhër të grirë hollë 3 domate 1 lugëz kumin 1 lugëz shafran 2 speca djegës të prerë në feta të holla – 90 gr kos 250 ml ujë…

Lifestyle

21/06/2015 21:08

Përbërësit:
6 patate mesatare
100 gr shqeme e bajame të grira
80 gr rrush i thatë
4 lugë vaj ulliri
1 qepë e grirë hollë
2 thelpinj hudhër të grirë hollë
3 domate
1 lugëz kumin
1 lugëz shafran
2 speca djegës të prerë në feta të holla –
90 gr kos
250 ml ujë
kripë sipas dëshirës

Përgatitja:
Piqni patatet në furrë derisa të zbruhen. Pritini në dysh dhe gërmojini duke ua hequr tulin. Tulin shtypeni në një tas dhe shtoni fruta të thatë, rrush të thatë dhe speca djegës. Përziejini mirë dhe mbushini patatet me këtë gatesë. Nxehni vajin në një tigan të madh dhe fërgoni qepën e hudhrën derisa të bëhen transparente. Shtoni domatet, erëzat dhe vërini në zjarr të ulët derisa vaji të jetë mpiksur. Shtoni kos, ujë e kripë dhe piqini për 5 minuta. Shtoni edhe patatet dhe ziejini për 5 minuta. Shërbejini të nxehta. /living