Pastrohet nga mbeturinat lagjja Mati I

Ka vazhduar edhe sot aksioni për pastrimin e depove të mbeturinave në lagjen Mati I, përgjatë rrugës B në Prishtinë.

Lajme

10/05/2015 15:12

Përpos ndihmës së madhe nga Komuna e Prishtinës, ndërmarrjet ndërtimore “Rexh” dhe “Dardani”, aksionit i është bashkuar sot me makinerinë e saj edhe ndërmarrja ndërtimore “Princeshat”, si dhe disa nga banorët e kësaj lagjeje.

Vlen të theksohet së pas pastrimit të mbeturinave e tërë zona po mbulohet me shtresa dheu dhe do të shndërrohet në park.

U bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të vetëdijesohen dhe të mos hedhin mbeturina jashtë kontejnerëve.