Pastrohet liqeni i Vërmicës
Për nder të ditës botërore të tokës, organizata "Ta pastrojmë Kosovën", po vazhdon me iniciativën për të pastruar Kosovën.

Lajme
Ata zgjodhën fshatin Dobruzh, konkretisht Liqenin e Vërmicës për të pastruar së bashku me qytetarët e asaj ane.
Kësaj iniciative iu bashkua edhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, i cili tha se duhet më shumë vetëdijesim i qytetarëve për mirëmbajtjen e mjedisit.
Ndërsa, drejtori i organizatës ” Ta pastrojmë Kosovën”, tha sedo të vazhdojnë me të njëjtën iniciativë edhe në ditët në vijim, por me një lutje për qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mbajnë pastër vendin.