“Pastrimi” alarmon për ndotjen në Trudë: Hedhësit e mbeturinave do të gjobiten me 500 euro

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka shprehur shqetësim për ndotjen e vazhdueshme të hapësirave publike në fshatin Trudë, duke theksuar se, pavarësisht aksioneve të shumta të pastrimit, zona po përballet sërish me grumbullimin e mbeturinave. Përmes një reagimi publik, kompania ka bërë të ditur se lokacioni në fjalë është pastruar disa herë, por qytetarë të…

Lajme

18/06/2026 10:17

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka shprehur shqetësim për ndotjen e vazhdueshme të hapësirave publike në fshatin Trudë, duke theksuar se, pavarësisht aksioneve të shumta të pastrimit, zona po përballet sërish me grumbullimin e mbeturinave.

Përmes një reagimi publik, kompania ka bërë të ditur se lokacioni në fjalë është pastruar disa herë, por qytetarë të papërgjegjshëm vazhdojnë të hedhin mbeturina, duke rikthyer të njëjtën situatë problematike.

“Trudë. Nuk është hera e parë që pastrohet, por përsëri po mbushet me mbeturina”, thuhet në reagimin e KRM “Pastrimi”.

Kompania u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë përgjegjësi dhe të mos ndotin hapësirat publike, duke paralajmëruar masa të ashpra ndaj shkelësve.

“Ju lusim qytetarë, mos hidhni mbeturina në hapësira publike. Do të gjobiteni me 500 euro dhe do të publikojmë fotografinë tuaj duke hedhur mbeturina”, thuhet në njoftim.

KRM “Pastrimi” ka apeluar për më shumë ndërgjegjësim qytetar dhe respektim të rregullave për ruajtjen e mjedisit, duke theksuar se vetëm përmes bashkëpunimit të qytetarëve mund të ruhen pastërtia dhe hapësirat publike. /Lajmi.net/