Pastore, objektiv i Juventusit
Juventusi mund të mbetet pa Arturo Vidalin, i cili mund të përfundojë në Manchester United. Për këtë, Bianconeri ia kanë vënë syrin mesfushorit të PSG-së, Javier Pastore.
Sport
Juventusi mund të mbetet pa lojtarin kryesor gjatë kësaj vere. Arturo Vidal mund t’i bashkohet Manchester Unitedit dhe për këtë janë të vetëdijshëm drejtuesit e Bianconeri.
Prandaj, ata po mendojnë për pasardhësin e mesfushorit kilian. Sipas mediave italiane, gjiganti italian ia ka vënë syrin mesfushorit të Paris Saint-Germainit, Javier Pastore, i cili nuk po gjen hapësira tek gjiganti francez.
Për momentin, vetëm Marchisio e Pereyra janë opsionet për të luajtur prapa sulmuesve dhe argjentinasi do të ishte i mirëseardhur në Juventus Stadium, pasi kishte shkëlqyer disa sezone tek Palermo.