Pasta me tre përbërës për dhëmbë që shkëlqejnë nga bardhësia

Përgatitja e kësaj paste zbardhuese me bazë menten, është shumë e thjeshtë.

Lifestyle

23/09/2019 13:02

Ju duhen vetëm tre përbërës të cilët mund t’i keni në shtëpi. Kjo pastë është jo-toksike dhe shumë e sigurt në efektin e zbardhjes së dhëmbëve.

Ju duhen vetëm:

-Gjysmë gote vaj kokosi në temperaturën e dhomës (jo i shkrirë)

-4 lugë gjelle sodë buke

-15 pika vaj esencial menteje

Shtoni vajin e kokosit në një tas. Ai duhet të jetë në temperaturën e ambientit dhe jo shumë i ngurtë pasi do të jetë e vështirë të përziehet me përbërësit e tjerë. Kurse nëse është i shkrirë, mund të mos ngurtësohet për të krijuar një pastë.

Shtoni 4 lugë gjelle sodë buke.

Shtoni 15 pika vaj esencial menteje.

Ruajeni pastën në një vazo me mbyllje hermetike.

Përdorimi:

Përdorni një gjysmë lugë çaji nga pasta për pastrimin e dhëmbëve. Përdoreni dy herë në ditë dhe fërkojini dhëmbët për të paktën 2 minuta. Kjo pastë jo vetëm ndihmon në zbardhimin dhe shkëlqimin e smaltit, por ndihmon edhe parandalimin e kavitetit dhe gurëzave nëse përdoret dy herë në ditë. /Living