Pasojat që sjellin barërat për të ndihmuar me pagjumësinë
Ilaçet e gjumit ofrojnë një ndihmë të shpejtë dhe kanë efekt hipnoze dhe qetësuese.
Lifestyle
Të gjithë prej nesh kemi kaluar shumë ose disa netë pa gjumë, të shqetësuar për orët që kalojnë ngadalë, qetësinë vrastare dhe mendjen bredharake që nuk di të ndalojë.
Pagjumësia është e keqe dhe ushqehet nga depresioni, stresi dhe ankthi.
Pagjumësia mund të shkaktohet edhe nga disa medikamente, sidomos ato kundër dhimbjeve, ilaçet e zemrës dhe të tensionit të gjakut e të tjerë.
Këto ilaçe nxisin nevojën për të urinuar dhe ankthin.
Kura bimore kundër pagjumësisë ka shumë, por jo të gjitha funksionojnë.
Ilaçet e gjumit ofrojnë një ndihmë të shpejtë dhe kanë efekt hipnoze dhe qetësuese.
Pavarësisht se me të marrë këtë ilaç, gjumi mund të duket i garantuar, duhet të dini se ilaçet shkaktojnë varësi , trullosje, dhe dëmtojnë sistemin qendror nervor.
E nëse nuk mjaftojnë këto, ilaçet e gjumit shkaktojnë:
Konstipacion
Marramendje
Vështirësi në përqendrim dhe probleme me kujtesën
Dhimbje stomaku
Dobësi
Lëvizje të panatyrshme gjatë gjumit
Ngadalësim të frymëmarrjes. Kjo është vdekjeprurëse dhe e rrezikshme për njerëzit që vuajnë nga azma. /Lajmi.net/