Pasi ushtroi dhunë në familje, tentoi t’i sulmojë me thikë zyrtarët policorë – Arrestohet i dyshuari në Gjilan

Një person në Gjilan, ka ushtruar dhunë në familje. Derisa zyrtarët policorë po e arrestonin të njëjtin, i dyshuari ka tentuar t’i sulmojë ata me thikë, shkruan lajmi.net. Gjatë intervenimit, zyrtarët policorë kanë përdorur sprej, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Gjilan / 21.12.2025 – 15:54. Raportohet…

Lajme

22/12/2025 09:15

Një person në Gjilan, ka ushtruar dhunë në familje.

Derisa zyrtarët policorë po e arrestonin të njëjtin, i dyshuari ka tentuar t’i sulmojë ata me thikë, shkruan lajmi.net.

Gjatë intervenimit, zyrtarët policorë kanë përdorur sprej, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Gjilan / 21.12.2025 – 15:54. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Derisa zyrtarët policorë ishin duke e trajtuar rastin i dyshuari ka tentuar ti sulmojë me një mjet te mprehte-thikë. Gjatë intervenimit zyrtarët policorë për ta vënë situatën në kontroll kanë përdorur sprej. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/