Pasi ua ndalën mikrofonat nga PDK dalin me letra në foltore: Mos e shkelni betimin e deputetit

Në seancën e Kuvendit janë ndaluar mikrofonat që mundësojnë dëgjimin e fjalimeve tek foltorja. Kësisoj, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha vendosi që të deklarohet në një formë tjetër- përmes letrave të printuara. Ajo doli në foltore për të folur me letra, pasi kryesuesi i seancës, Avni Dehari tash e disa herë nuk ua lejon deputetëve…

Lajme

15/07/2025 11:29

Në seancën e Kuvendit janë ndaluar mikrofonat që mundësojnë dëgjimin e fjalimeve tek foltorja.

Kësisoj, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha vendosi që të deklarohet në një formë tjetër- përmes letrave të printuara.

Ajo doli në foltore për të folur me letra, pasi kryesuesi i seancës, Avni Dehari tash e disa herë nuk ua lejon deputetëve të bëjnë deklarime.

Përmes letrave, PDK, kërkon nga partia e parë që të respektojë betimin e dhënë të deputetit dhe Kushtetutën , duke theksuar se Kosova s’duhet të bahet peng për një emër./Lajmi.net/