Pasi publikoi këngën për Donaldin, ky është postimi i parë i Beatrixës në Instagram

Beatrix Ramosaj është shndërruar në personazhin më të komentuar në mediat rozë.

ShowBiz

30/01/2022 22:32

Eksperienca e saj në Big Brother Vip ishte e mbushur me përjetime të shumta, shkruan lajmi.net.

Por përjetimi më i bukur është dhe do mbesë lidhja me Donaldin, ani pse nisi në rrethana tepër të jashtëzakonshme duke u kritikuar e kryqëzuar nga publiku Trixa pas daljes nga shtëpia tanimë siç duket ka lënë anash mentalitetin e tyre.

Trixa po shijon suksesin e këngës “Faj” të cilën ia dedikoi historisë së saj me Donaldin dhe arriti 1 milionë klikime brenda dy ditësh.

Por para se të publikonte këngën Trixa ishte e heshtur në rrjetet sociale, teksa sonte ka bërë postimin e parë.

Ajo ka postuar një video teksa shihet duke kënduar këngën e saj./Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by B E A T R I X (@beatrixramosaj)