Pasi parashikoi COVID-19, Bill Gates paralajmëron një tjetër rrezik më të madh për botën

“Një krizë globale ka shokuar botën. Po shkakton një numër tragjik të vdekjeve, po i bën njerëzit të frikësohen të dalin nga shtëpia dhe ka çuar në një vështirësi ekonomike që nuk është parë në shumë gjenerata. Efektet e saj janë po përhapën në të gjithë botën”.

Bota

05/08/2020 22:47

“Natyrisht, unë jam duke folur për COVID-19. Por në vetëm disa dekada, i njëjti përshkrim do t’i përshtatet një krize tjetër globale: ndryshimit të klimës. Sado e tmerrshme të jetë kjo pandemi, ndryshimet klimatike mund të jenë më të këqija”.

Ky është parashikimi tjetër i Bill Gates i postuar në sajtin e tij.

“Unë e kuptoj se është e vështirë të mendosh për një problem siç është ndryshimi i klimës tani. Kur katastrofa na godet, është në natyrën njerëzore të shqetësohemi vetëm për plotësimin e nevojave themelore, veçanërisht kur një katastrofë është aq e keqe sa COVID-19”.

“Por edhe pse temperaturat në mënyrë dramatike më të larta diku në të ardhmen e bëjnë atë një problem të largët, mënyra e vetme për të shmangur rezultatet më të këqija të klimës është të shpejtojmë përpjekjet tona tani. Ndonëse bota punon për të ndaluar koronavirusin e ri dhe fillon të shërohet prej tij, ne gjithashtu duhet të veprojmë për të shmangur katastrofën e klimës duke ndërtuar dhe aplikimi i inovacioneve që do të na lejojnë të eleminojmë emetimet e gazrave serë”.

Në analizën e tij, për ta bërë më të qartë dëmin që i vjen globit nga ngrohja globale, Gates jep një krahasim më Covid.

“Nëse doni të kuptoni llojin e dëmit që ndryshimet klimaterike do të sjellin, shikoni  COVID-19 dhe zgjateni për periudha shumë më të gjata efektin e tij. Humbja e jetës dhe dëmi ekonomik i shkaktuar janë të krahasueshme me ato çfarë do të ndodhin rregullisht nëse ne nuk reduktojmë emetimin e karbonit në botë”.