Pasi Kurti u takua me drejtues të kompanisë, OAK kërkon nga kryeministri që ta bind PayPal-in ta njohë Kosovën

Oda e Afarizmit të Kosovës i është drejtuar me shkresë Kryeministrit të Kosovës, për të kërkuar që të punohet që Kosova të jetë pjesë e disa sistemeve elektonike të pagesave, në mënyrë që të njejtat të jenë valide edhe në Kosovë, siç është rasti për Paypal, Cyber Source, Amazon etj.

Lajme

24/05/2022 11:52

“OAK tash e sa kohë është duke kërkuar nga Institucionet që të mundësohet realizimi i pagesave ndërkombëtare përmes sistemit PayPal, e që do të kishte ndikim pozitiv tek këto të fundit”, thuhet në komunikatë.

“OAK ka pranuar disa shqetësime nga bizneset të cilat exportojnë jashtë vendit, dhe bëjnë tregti elektronike përmes ecommerce, e të cilat kërkojnë që pagesa të realizohet përmes Paypal. Pamundësia e realizimit të kësaj të fundit po bënë që bizneset të humbin edhe klientët potencial të tyre”, sqarohet më tej.

Nga Oda e Afarizmit po thonë se kërkesa po ripërsëritet me rast të takimit të Kurtit në Davos me bizneset, përgjatë vizitës zyrtare të tij me drejtues të bizneseve, përfshirë edhe PayPal-it. /Lajmi.net/