Pasi kritikoi Bora Zemanin, moderatori shqiptar ka dy fjalë edhe për këngën e Semit

Semi Jaupaj së fundi ka sjellur bashkëpunimin me artistin kosovar, Ron Zaiti me titull "All your lovin".

ShowBiz

13/06/2022 12:51

Kjo këngë u dëgjua së fundi edhe në emisionin “Ditë e re”, ku moderatori, Arjon Muça pati një kritikë për këngë e Semit teksa e dëgjonte, shkruan lajmi.net.

“Ritëm i bukur, por nuk kuptova asnjë fjalë”, tha prezantuesi.

Pas deklaratës së Arjonit bashkë prezantuesja Arjola Shehu tha: Nuk kuptove por kënga i ka falur shumë të ardhura Semit sepse ka bërë namin me klikime.

Ndryshe, Arjoni në një intervistë për “E diell”, bëri një koment kritikë për Bora Zemanin.

Ai u shpreh se moderatorja e shumë përfolur punon shumë por ajo nuk përshëndet kur futet në studio

“Bora është punëtore, tipar i keq është që nuk të përshëndet kur futet në studio jo gjithmonë e ka vëmendjen, në disa raste më ka ndodhur edhe mua drejtpërdrejtë, por nuk e ka pasur fokusin…kur më ka parë më ka përshëndetur”, tha ai për Borën.

Ndryshe, Semi është duke u përfolur për një lidhje me Ronin./Lajmi.net/