Pasi konfirmoi shtatzëninë, Gjira zbulon gjininë e foshnjës

Rep-artistja Gjira ditë më parë ka dhënë lajmin për shtatzëninë e saj, duke habitur të gjithë.

ShowBiz

18/01/2019 19:22

Gjira, ka kohë që nuk është aktive në muzikë, andaj edhe jetën private e ka mbajtur të mbyllur ‘hermetikisht’ nga mediet, shkruan lajmi.net.

Ditë më parë, ajo ka konfirmuar se është shtatzënë, duke publikuar një fotografi me barkun e rrumbullakosur.

Në postimin e fundit, ajo ka zbuluar edhe gjininë e foshnjës, ajo ka shkruar “Është djalë”.

Për ndryshe, Gjira ka paralajmëruar edhe rikthimin në skenë me një projekt të ri muzikor. /Lajmi.net/