Pasi i tha të gjitha të ndarjen e BabaStars, Skivi ka një dilemë

Skivi ka postuar së fundi një status në Instagram, përmes së cilit ka sqaruar gjithë atë se çfarë po ndodh në “BabaStars”.

ShowBiz

07/01/2019 12:45

Skivi ka deklaruar se çfarë vendimi ka marrë lidhur me këtë grup, madje bëri të ditur se po krijon labelin e tij, shkruan lajmi.net.

“Baba Stars nuk ka menaxher apo njeri adekuat me u pergjigj ne emer te te gjithe anetareve. Baba Stars nga e hena pritet me u pezullu si firm ose me vazhdu me emra tjere ne emra te ri ne firmen Baba Stars duke bere keshtu qe une mos te jem me CO-FOUNDER”, kishte shkruar ndër të tjera Skivi, duke bërë të ditur që emri i tij nuk do të jetë më në mesin e bashkë themeluesve të këtij labeli.

Në postimin e fundit, reperi ka një pyetje për publikun dhe bëhet fjalë për publikimin e këngëve të reja.

“Me i publiku kongt: Njo ka njo- tonat”, ka shkruar Skivi. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BsSj1Y1gguH/