​Pasi fituan titullin, ky është lajmi që Marotta u jep tifozëve të Interit

Presidenti i Inter, Beppe Marotta, ka deklaruar se trajneri Cristian Chivu duhet të qëndrojë në krye të skuadrës për shumë vite, pasi e udhëhoqi ekipin drejt titullit kampion në Serie A. Marotta, i cili fitoi Scudetton e parë si president, e përshkroi suksesin si një arritje të veçantë. “Është sigurisht ndryshe dhe një ëndërr e…

Sport

04/05/2026 08:26

Presidenti i Inter, Beppe Marotta, ka deklaruar se trajneri Cristian Chivu duhet të qëndrojë në krye të skuadrës për shumë vite, pasi e udhëhoqi ekipin drejt titullit kampion në Serie A.

Marotta, i cili fitoi Scudetton e parë si president, e përshkroi suksesin si një arritje të veçantë. “Është sigurisht ndryshe dhe një ëndërr e bërë realitet. Sinqerisht, kurrë nuk kam ëndërruar të fitoj si president i Interit, është diçka e jashtëzakonshme”, deklaroi ai, duke falënderuar drejtuesit e mëparshëm dhe tifozët për mbështetjen. Ai theksoi gjithashtu se “ky Scudetto i përket Chivu-së dhe ekipit”.

Duke folur për vendimin për ta emëruar Chivu-n pas largimit të Simone Inzaghit, Marotta e cilësoi atë si një hap të guximshëm, por të menduar mirë. “Ishte një zgjedhje e guximshme, por edhe e menduar mirëm, nuk kishim dyshime për aftësitë e tij”, u shpreh ai, duke shtuar se trajneri “mund dhe duhet të qëndrojë te Interi për shumë vite, pasi ka cilësi të shkëlqyera”.

Presidenti i Interit nënvizoi se klubi nuk kishte menduar asnjëherë ta largonte trajnerin, edhe gjatë momenteve të vështira të sezonit. “Nuk kam shkarkuar kurrë një trajner gjatë një sezoni. Trajneri është një komponent themelor që duhet ndihmuar”, tha Marotta, duke shtuar se skuadra kishte besim në vlerat e trajnerit dhe grupit.

Sa i përket të ardhmes, ai konfirmoi se klubi ka ide të qarta për përforcime, por theksoi se vendimet do të varen nga kufizimet financiare. “Pronarët do të vendosin barrierat financiare, por jam i sigurt sepse kemi një bërthamë të fortë lojtarësh italianë. Gjithashtu duam të kërkojmë talentët më të mirë italian në treg”, përfundoi ai.