Pasi fitoi famë botërore ‘Xhanin’ do e shohim në ‘Big Brother VIP’, ja në cilin shtet

Can Yaman do të futet në 'Big Brother'.

ShowBiz

02/08/2020 08:23

Aktori me origjinë shqiptare Can Yaman, shumë i njohur për rolet e tij në serialet turke, është kthyer në një nga personazhet më të dashur të ekranit, transmeton lajmi.net.

Emri i tij në media po lakohet për arsye të ndryshme. Përveç për suksesin e tij si aktor, Can është i komentuar edhe për fizikun e tij.

Aktualisht Can po punon për një serial të ri, por jo vetëm kaq. Atë mund ta shohim së shpejti në “Big Brother VIP”, që do të transmetohet në Itali.

Sipas mediave italiane drejtori i programit Alfonso Signorini është në negociata me Can Yaman për ta pasur atë në edicionin e ri të “Big Brother VIP”.

Lajmi i ka gëzuar shumë fansat të cilët do të kenë mundësi ta shohin aktorin 24 orë brenda shtëpisë së famshme të rrethuar nga kamerat./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CDBgzBhhW3F/