Pasi e goditi me kondak të armës, gjuajti edhe me armë zjarri – I dyshuari në Istog ende në arrati
Një person në Istog po kërkohet nga Policia, pasi që i njëjti ka goditur një person tjetër me kondak të armës e më pas ka shtënë me armë zjarri. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajon të Pejës, Fadil Gashi. Ai ka thënë se viktima është dërguar për trajtim…

Lajme
Një person në Istog po kërkohet nga Policia, pasi që i njëjti ka goditur një person tjetër me kondak të armës e më pas ka shtënë me armë zjarri.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajon të Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka thënë se viktima është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është në arrati.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku e ka takuar viktimën. Ky i fundit është dërguar për trajtim mjekësor e më pas edhe u intervistua nga policia. I dyshuari lidhur me ngjarjen është ende në arrati, por është i njohur për policinë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori dhe i njëjti e ka inicuar si “Vrasje në tentativë””, tha ai.