Pasi e akuzoi për “deformim të Kushtetutës”, Kryeziu e fton Enver Hasanin për debat

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Kadri Kryeziu i ka kërkuar debat ish-kryetarit të kësaj gjykate, Enver Hasani. Kryeziu kishte lëshuar një varg akuzash ndaj Enver Hasanit duke e konsideruar se person që “ka deformuar Kushtetutën”. Madje, e ka akuzuar se “ka pasur ambicie personale që të bëhet president”. Këtyre akuzave, Hasani iu ka përgjigjur me tallje…

Lajme

03/08/2025 21:43

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Kadri Kryeziu i ka kërkuar debat ish-kryetarit të kësaj gjykate, Enver Hasani.

Kryeziu kishte lëshuar një varg akuzash ndaj Enver Hasanit duke e konsideruar se person që “ka deformuar Kushtetutën”.

Madje, e ka akuzuar se “ka pasur ambicie personale që të bëhet president”.

Këtyre akuzave, Hasani iu ka përgjigjur me tallje ndaj Kryeziut, duke i thënë se “kur të është në gjendje atë që ka shkruar ta thotë me gojë mund t’i përgjigjet”.

 

 

E kryeziu i tha se mund të debatojnë kur të dëshiron.

“I trembur nga madhështia e Babës që rrezaton kudo e i bën hije kujtdo, vogëlsia ime, prej një juristi të parëndësishëm komunal, e preferon që këtë riprodhim mundësisht ta bëjmë me sllajde, e jo me gojë”, ka shkruar ndër tjerash Kryeziu.