Pasi dekoroi dardanët, Osmani: Ata i dhanë gjithë kombit tonë shpresë, mirënjohja për ta do të rrojë përgjithmonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar sot futbollistët e Kombëtarës së Kosovës, pasi ata e dërguan ekipin deri në finale të kualifikimeve për në Botërotin 2026. Ajo ka thënë se ekipi i Kombëtares sonë në futboll, e ka ngritur Kosovën në majat e krenarisë. “Sot me Medaljen Presidenciale të Meritave u kurorëzuan me nderimin…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar sot futbollistët e Kombëtarës së Kosovës, pasi ata e dërguan ekipin deri në finale të kualifikimeve për në Botërotin 2026.
Ajo ka thënë se ekipi i Kombëtares sonë në futboll, e ka ngritur Kosovën në majat e krenarisë.
“Sot me Medaljen Presidenciale të Meritave u kurorëzuan me nderimin dhe respektin e një populli që është dhe do të jetë gjithnjë krenar me ta. Përkundër rezultatit të mbrëmshëm, ata i dhanë gjithë kombit tonë diçka edhe më të vlefshme: shpresë. Për këtë përfaqësim të denjë, mirënjohja jonë për ekipin dardan do të rrojë përgjithmonë”, ka shkruar Osmani. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: