Pasanikët Beyonce dhe Jay-Z
Vanity Fair ka publikuar listën e vitit 2013 me njerëzit më me influencë në botë dhe më të pasurit. Dhe kush mendoni se është në krye të kësaj liste? Nuk është Michael Bloomberg, as Walt Disney Picture Company, as editori i The New York Times, por këtë listë e kanë kryesuar çifti Beyonce dhe Jay-Z.…
ShowBiz
Vanity Fair ka publikuar listën e vitit 2013 me njerëzit më me influencë në botë dhe më të pasurit.
Dhe kush mendoni se është në krye të kësaj liste?
Nuk është Michael Bloomberg, as Walt Disney Picture Company, as editori i The New York Times, por këtë listë e kanë kryesuar çifti Beyonce dhe Jay-Z.
Pikë së pari, çifti janë larg nga falimentimi dhe mungesa e popullaritetit. Forbes së fundmi ka publikuar se çifti ka fituar në vitin e fundit rreth 95 milionë dollarë, prej 14 milionë dhe 45 milionë më shumë se çiftet tjera më të pasur.
Ne Forbes, këngëtarja Beyonce ka kryesuar listën si e gruaja e parë më me influencë në botë dhe më e pasura, pas Lady Gaga dhe Madonës. Gjithashtu, kanë raportuar se Beyonce ka fituar shumë më shumë se burri i saj, pasi që lindi një vit më vonë. Turniri i saj “The Miss Carter Show” ka pasur fitime 1.4 milion dollarë vetëm për një natë, përderisa burri i saj Jay-Z me albumin e tij Magna Carta është bërë në platinum, para se të publikohet.
Të gjitha këto e bëjnë çiftin e dashur të Hollywodit të kryesojë listën e më të famshmëve të Vanity Fair.
Por, tendenca e industrisë do të sugjerojë ndryshe.
Në kundërshtim më mendimin e popullit, i cili thotë se industria e muzikës ka dështuar me dekada për shkak të shumë shkarkimeve online dhe piraterisë, London School of Economics ka publikuar dy raporte në vitet e fundit, ku përfshinë faktin që kjo zbulon të kundërtën.
Torrent Freak ka thënë së fundmi se këto shkarkime online dhe pirateria shpenzojnë shumë më shumë para për blerjet ligjore sesa të piraterisë, e krejt këtë studim e ka bërë në lidhje me çiftin Beyonce dhe Jay-Z.