Pas zhvillimeve të fundit në vend, Ardian Gjini del në konferencë të jashtëzakonshme për media

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, do të mbajë sot konferencë të jashtëzakonshme për media. Sipas njoftimit nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e Aleancës, konferenca do të mbahet në selinë qendrore të partisë, duke filluar nga ora 17:00. Nuk janë bërë të ditura detaje lidhur me temat që do të trajtojë Gjini gjatë…

Lajme

06/08/2026 14:34

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, do të mbajë sot konferencë të jashtëzakonshme për media.

Sipas njoftimit nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e Aleancës, konferenca do të mbahet në selinë qendrore të partisë, duke filluar nga ora 17:00.

Nuk janë bërë të ditura detaje lidhur me temat që do të trajtojë Gjini gjatë kësaj paraqitjeje para mediave. Pritet që ai të flasë për zhvillimet e fundit politike dhe çështjet aktuale në vend. /Lajmi.net/