Pas zhvillimeve në Këshill Prokurorial, reagon Elez Blakaj: Kolegë kthejulluni, Këshilli nuk është pronë apo plaçkë e grupeve të interesit
Pas zhvillimeve të fundit në Këshillin Prokurorial të Kosovës, ku dje është votuar me pesë vota për për shkarkimin e U.D të Kryeprokurorit të Kosovës, Besim Kelmendi ka reaguar edhe ish-prokurori Elez Blakaj. Blakaj deklaroi se është për keqardhje gjendja e krijuar në Këshillin Prokurorial. “Mjerimi ka emër! Për keqardhje gjendja e krijuar në Këshillin…
Lajme
Pas zhvillimeve të fundit në Këshillin Prokurorial të Kosovës, ku dje është votuar me pesë vota për për shkarkimin e U.D të Kryeprokurorit të Kosovës, Besim Kelmendi ka reaguar edhe ish-prokurori Elez Blakaj.
Blakaj deklaroi se është për keqardhje gjendja e krijuar në Këshillin Prokurorial.
“Mjerimi ka emër! Për keqardhje gjendja e krijuar në Këshillin Prokurorial të Kosovës! O kolegë, kthjelluni pak, se KPK-ja nuk është institucion privat, pronë individuale apo plaçkë e grupeve të interesit! Mjaftë!”, shkruan Elezaj.
Duhet përkujtuar që dje në mbledhje të pranishëm ishin edhe anëtarët e tjerë ku është propozuar që si pikë e parë e kësaj mbledhje të jetë shkarkimi i Kelmendit.
Pas kësaj, tre anëtarë të këshillit dhe vetë prokurori Besim Kelmendi kanë lëshuar mbledhjen.
Sikur të mos ketë ndodhur asgjë, mbledhja vazhdoi sërish ku me pesë vota për u shkarkua U.D Kryeprokurori i Kosovës e në vend të tij menjëherë u vu Agron Qalaj.
Ndaj kësaj mënyrë të largimit të Kelmendit reaguan edhe ndërkombëtarët e vendorët./Lajmi.net/