Pas zhdukjes së provave të Deharit, Haxhiu e quan IML-në si institucion “me të kaluar të errët”
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka hedhur akuza në drejtim të Institutit të Mjekësisë Ligjore, duke e vlerësuar si institucion me “të kaluar të errët”, derisa ka thënë se siguria nuk është në nivelin e duhur. Haxhiu këtë e ka deklaruar në konferencën e së enjtes, ku ka njoftuar për zhdukjen e provave të aktivistit…

Lajme
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka hedhur akuza në drejtim të Institutit të Mjekësisë Ligjore, duke e vlerësuar si institucion me “të kaluar të errët”, derisa ka thënë se siguria nuk është në nivelin e duhur.
Haxhiu këtë e ka deklaruar në konferencën e së enjtes, ku ka njoftuar për zhdukjen e provave të aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit.
“Situata e krijuar është tepër e rëndë dhe vendos hije dyshimi në IML, por edhe në veprimtarinë e tij, jo vetëm për të tashmën, por veçanërisht në atë që ka ndodhur në të kaluarën. Protokolli i vendit ku ruhen mostrat është shumë strikt dhe nëse ai ndiqet kuptohet qartë se kush janë përgjegjësit për këtë krim”, ka deklaruar ajo.
“Ka edhe shumë rrethana të tjera të raporteve ndërkolegiale në këtë institucion të cenuar rëndë nga e kaluara e errët, e që japin indikacione se mund të jetë vepruar për të fajësuar njëri-tjetrin me qëllime e motive të ulëta, duke e ditur se çfarë peshe e rëndësie ka rasti Dehari, por kjo mbetet të vërtetohet nga prokuroria e policia”, ka vijuar deklarimi i saj.
Ajo ka thënë se autorët do të gjenden dhe rasti do të zbardhet me çdo kusht. /Lajmi.net/